
0
0
Vikena Kamenica ka qenë e ftuar në programin Rudina, ku ka folur rreth të gjitha projekteve që ka mbyllur vitin që shkoi, e që ka në plan për këtë vit. Ndër të tjera ajo prezantoi edhe familjen e saj. Vikena është e martuar prej vitesh dhe është nënë e një vajze të quajtur Krista. Emisioni kishte gjetur një foto, të bashkëshotit dhe vajzës së saj e ndaj Vikenës iu desh të fliste pak për ata. Ajo tregoi se me bashkëshortin kishin qenë shokë klase që në lice. Lidhja e tyre kishte nisur më pas kur ishin takuar në punë, pasi në kohën e shkollës së mesme nuk kishin pasur ndonjë simpati të veçantë për njëi-tjetrin. Tani janë prindërit e lumtur të Kristës!
Për të kuptuar më shumë rreth historisë së saj të dashurisë, kjo është intervista: