
0
0
Mosha e zonjave dhe zonjushave nuk tregohet, por kjo është e pamundur të mbahet sekret nga personazhet publikë, llogaritë e të cilëve bëhen shumë lehtë nga fansat.
Koha duket se ndalon për disa njerëz, e një ndër ta është edhe Diellza Kolgeci. Ajo feston sot ditëlindjen e saj të 39-të, ndërkohë që nuk e tregon aspak moshën. Diellza është një ndër aktoret shqiptare më seksi dhe më të pëlqyera. Protagonistja e “Dashuria e Bjeshkëve të Nemuna”, siç duket nuk ndikohet nga cikli i jetës. Për nga paraqitja aktorja duket ende si një vajzë në adoleshencë.
Gëzuar ditëlindjen!