Home ShowBiz Kjo është e vërteta shokuese e Big Mamës – Jeta e saj ishte në rrezik
Kjo është e vërteta shokuese e Big Mamës – Jeta e saj ishte në rrezik
0

Kjo është e vërteta shokuese e Big Mamës – Jeta e saj ishte në rrezik

0
0

Prej disa kohësh qarkulluan lajmet se Big Mama po vuante nga një sëmundje e rëndë dhe për shkak të saj po humbiste edhe zërin. Moderatorja dhe këngëtarja ndodhej në Turqi për shkaqe shëndetësore, por të paqarta deri sot. Në një intervistë për suplementin e “Gazeta Shqiptare”, ka rrëfyer të vërtetën tronditëse. Shëndeti i saj kishte qenë në rrezik. Ajo kishte ngushtuar stomakun dhe mjekët gjatë procesit kishin vërejtur probleme edhe në tëmth. Kështu iu desh të bënin edhe disa ndërhyrje, pasi edhe mushkëritë ishin dhjamosur. Tashmë kalvari i gjatë i vuajtjeve përfundoi dhe fatmirësisht nuk bëhej fjalë për një sëmundje terminale siç u diskutua.

Big Mama ka treguar se pas gjithë ndërhyrjeve do të rishfaqet me shumë kilogramë më pak.