
0
0
Michael Buble dhe Luisana Lopilato u shkëputën tërësisht nga karrierat respektive për t`iu përkushtuar djalit të tyre. Në muajt e fundit të vitit që shkoi Noah 3 vjeç u diagnostikua me kancer të mëlçisë dhe nisi menjëherë trajtimin. Tashmë kanë dalë përgjigjet e analizave pas trajtimit dhe duket se kanceri është zhdukur. Lajmin e ka dhënë halla e vogëlushit, duke shfaqur lumturinë e saj. “Prindërit e djalit do të flasin në një tjetër moment”, sipas saj.
Burimi i lajmit: http://www.dailymail.co.uk/tvshowbiz/article-4187350/Michael-Buble-s-son-Noah-recovering-liver-cancer.html
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BLoIek9jPFg/?taken-by=michaelbuble&hl=en