
0
0
Silva Gunbardhi ka dhënë një intervistë për suplementin e gazetës “Panorama”, në të cilën ka rrëfyer të vërtetën e operacionit. Ajo ka treguar se kishte 10 vite që torturohej nga lentet e kontaktit. Më në fund vendosi të realizonte ndërhyrjen e kushtueshme në sy, e cila fatmirësisht shkoi mirë. Pas operacionit artistja u përball me një surprizë nga mjekët e spitalit, të cilët e vunë përballë dy zgjedhjeje, ose t`i merrte lekët mbrapsht, ose të ndihmonte ndonjë pacient në nevojë. Silva zgjodhi t`i dhuronte për një fëmijë në moshën e të birit.