
0
0
Ardit Gjebrea është një burrë i suksesshëm, pas së cilit fshihet një grua e zgjuar, ashtu si në çdo rast. Moderatori ka qenë dhe është në çdo kohë i preferuari i publikut dhe padyshim që ndihet i plotësuar profesionalisht. Po kaq “i përkëdhelur” duhet të ndihet edhe në jetën e përditshme personale. Si një djalë i vetëm, vëlla i një motre, baba i një vajze dhe bashkëshort i lumtur, ai duhet të jetë gjithmonë në qendër të vëmendjes. Për këtë kujdesen vazhdimisht Anila-t e tij. Si bashkëshortja, ashtu edhe motra e tij quhen të dyja Anila.