
Beyonce dha lajmin e mirë të shtatzënisë në 1 Shkurt dhe më pas të gjithë u fokusuan te kjo temë. Ndërkohë që ceremonia e ndarjes së çmimeve “Grammy” po afronte ajo ishte duke u përgatitur. Gjatë performancës së saj ka dhënë një shfaqje të vërtetë dhe shtatzënia me dy binjakë nuk e pengoi aspak, përkundrazi e bëri më të veçantë interpretimin. E veshur në ngjyrën e floririt, me pjesëmarrjen e shumë kërcimtareve si dhe të nënës dhe vajzës së saj Blue Ivy gjithçka ishte perfekte.
Shfaqja e saj shkaktoi kënaqësi në shumë njerëz të njohur e të panjohur të cilët reaguan përmes postimeve të tyre.
Në rradhët e para të spektatorëve qëndronte Jay Z, motra e Beyonce-s dhe bashkëshorti i saj.
Burimi i fotos: https://www.grammy.com/photos/jay-z-and-blue-ivy
Burimi i lajmit: http://edition.cnn.com/2017/02/12/entertainment/beyonce-grammy-awards/
Burimi i fotos në krye: https://www.grammy.com/photos/beyonc-43