
0
0
Agron Llakaj e ka prezantuar përpara shumë kohësh pikën e tij të dobët dhe ajo është Adea. Vajza e vajzës së tij është e preferuara e gjyshit. Momentalisht është e vetmja mbesë e artistit dhe ka një vend special në zemrën e tij, që gjithmonë do ta ketë. Agroni ka bërë edhe një tatuazh me emrin e saj.
Adea kishte ditëlindjen disa ditë më parë dhe Agroni e mbylli “Al Pazarin” me të. Ai e uroi publikisht princeshën e familjes, e cila më pas bëri edhe përshëndetjen përmbyllëse të programit të humorit.
Për të gjithë ata që e kanë humbur atë ditë, ky ishte momenti:
Link: https://youtu.be/FG8tinp2Cfw?t=6m23s