Home ShowBiz Këta ishin fituesit e çmimeve ‘Oscar’
Këta ishin fituesit e çmimeve ‘Oscar’
0

Këta ishin fituesit e çmimeve ‘Oscar’

0
0

Është mbyllur ndarja e çmimeve “Oscar”, në të cilin kanë triumfuar “La La Land” dhe “Moonlight”. Çmimin për filmin më të mirë e ka marrë “Moonlight”, pas një ngatërrese, në të cilën fillimisht iu dha çmimi filmit “La La Land”. Nga ana tjetër ky i fundit triumfoi duke marrë më shumë çmime se çdo film tjetër.

Kjo ishte lista e fituesve:

  • Aktori më i mirë joprotagonist ishte Mahershala Ali, “Moonlight”.
  • Aktorja më e mirë joprotagoniste ishte Viola Davis, “Fences”.
  • Skenari më i mirë original e mori “Manchester by the Sea”
  • Skenari më i mirë i përshtatur ishte “Moonlight”.
  • Kënga më e mirë origjinale u shpall “City Of Stars”, i filmit “La La Land”.
  • Filmi më i mirë i huaj fitoi “The Salesman”.
  • Filmi më i mirë i animuar ishte “Zootopia”.
  • Dokumentari më i mirë fitoi “O. J.: Made in America”.
  • Aktorja më e mirë u shpall Emma Stone, “La La Land”.
  • Aktori më i mirë fitoi Casey Affleck i filmit “Manchester by the Sea”.
  • Filmi më i mirë fitoi “Moonlight”.

Burimi i lajmit: http://oscar.go.com/

Burimi i fotos: http://oscar.go.com/photos/2017/oscar-winners-2017-2/89th-annual-academy-awards-press-room-14