
0
0
Leonora Jakupi lajmëroi pasditen e djeshme se do të mbahej një koncert bamirësie për Alban Beqirin. Një incident i ndërprerjes së energjisë elektrike mund të rrezikonte mbylljen e koncertit, por diçka e tillë nuk ndodhi. Publiku i cili është fans i zjarrtë i Leonorës dhe i di përmendësh këngët e saj ka kënduar bashkë me artisten. Ata janë shndërruar kështu në protagonistë të shfaqjes, duke interpretuar njëzëri me idhullin e tyre.
Të gjithë bashkë mundën ta shpëtonin koncertin e bamirësisë!