
0
0
Ndarjet janë gjithmonë të dhimbshme, sidomos kur dashuria është ende prezente. Kënga më e re nga Adelina Spahija është një përshkruese perfekte e kësaj situate si dhe përjetimeve që shkakton. Projekti është titulluar “Të lutem mos shko”.
Adelina ka prezantuar denjësisht jo vetëm baladën e ndjerë, kjo përmes zërit potent dhe melankolik, por edhe paraqitjen e saj si një artiste mjaft simpatike.
Nëse ende nuk e keni dëgjuar këtë projekt, pasi dje është publikuar, ky është momenti: