
0
0
Denisa Laska dhe Murat Nazifi erdhën pak ditë më parë në një duet në të cilin i kënduan dashurisë. Denisa kishte publikuar një projekt vetëm dhe menjëherë pas tij erdhi edhe dueti.
Murati quhet “mbreti i baladave” dhe teksti i kësaj kënge, ku çifti i tha njëri-tjetrit “Më fal”, u shkruajt pikërisht nga ai. Në pak ditë kënga ka arritur të përcjellë emocion dhe të ecë me hapa të shpejt drejt suksesit.
Këngët e dashurisë mbeten gjithmonë të veçanta, pastaj të kënduara nga dy zëra si Denisa dhe Murat Nazifi, janë dyfish interesante.