
0
0
Muharrem Ahmeti nuk ishte shfaqur asnjëherë në këtë dimension. Numëron shumë hite ama asnjë prej tyre nuk i ishte dedikuar të bijës. Ai u prezantua në projektin e fundit në rolin e babait dhe gjithçka ishte perfekte.
Vajza e tij Elivia festonte ditëlindjen, ndaj i ati i bëri një dhuratë të cilën ajo s`do ta harrojë kurrë. Jo vetëm i dedikoi këngën, por e pati edhe pjesë të klipit. Ndërkohë që Muharremi këndonte, ajo qëndronte në studio me kompozitorin Ervin Gonxhi, mikun dhe bashkëpunëtorin e të atit në këtë projekt.
Dhuratë më të bukur nuk mund të ketë: