
Françesk Radi u nda nga jeta pak javë më parë nga një sëmundje e papritur. Largimi i tij nga kjo jetë për shkak të një hemoragjie cerebrale tronditi fansat, dashamirësit dhe familjen.
Pas një jave të qëndrimit në koma, artisti e humbi luftën me sëmundjen dhe iku, por duke lënë pas hite dhe kujtime. Një ndër kujtimet ndoshta më të veçanta për të gjithë ata që e deshën fort është intervista e tij e fundit. Vetëm një muaj përpara largimit nga jeta, Françesk Radi ishte i ftuar në “Thurje”, ku foli për festivalet.
Nuk mund t`i shpëtonte produksionit, artisti i madh. Ata i kërkuan të interpretonte një këngë me kitarë, duke na lënë kështu kujtimin e fundit të zërit të tij.
Kujt do t`ia merrte mendja…
Link: https://youtu.be/juc-Levrtxw?t=28m55s
Burimi i fotos: Digitalb