
0
0
Të gjithë të rinjtë, e sidomos vajzat adoleshente kanë të preferuarit e tyre që zakonisht ndodh të jenë këngëtarë ose aktorë. Albana Osmani e ka zbuluar “fiksimin” e saj. Kur Redon Makashi ishte i ftuar në “Top Show Magazine”, program ku ajo është analiste, tregoi se e pëlqente shumë. Rrëfeu se kur kishte qenë në gjimnaz i kishte bërë flokët të verdha vetëm sepse kishte dëgjuar që ai pëlqente bjondet.
Ditët e fundit Redoni ishte sërish i ftuar dhe sapo u takua me të Albana i tha Alban Dudushit: “Erdhi prapë ky fiksimi im”. Batuta e saj shkaktoi shumë të qeshura, sidomos te ata që janë në dijeni të historisë.
Link: https://youtu.be/lZ6Pyv8KeEY?t=1m12s
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BTgkR8qFB1s/?taken-by=albanaosmani1&hl=en