
0
0
Besi dhe Xhensila janë shumë pranë ceremonisë martesore në të cilën do të kurorëzojnë dashurinë shumëvjeçare. Nusja e ka provuar fustanin e parë vitin e shkuar kur edhe lajmëroi te Rudina se do të kishte së shpejti një dasmë. Për supersticion ata nuk kanë zbuluar ende datën, por përgatitjet kanë nisur. Besi i ka dhuruar një çantë Dolce & Gabbana nuses së ardhshme e nuk ka pritur të respektojë ato zakonet e vjetra të vendosjes së dhuratave në një valixhe. Çiftet e reja sot bëjnë më shpesh dhurata, me dhe pa arsye e festa. Kështu që me siguri çanta nuk ka qenë pjesë e pajës.
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BO0YaTUgc1g/?taken-by=xhensilamyrtezaj