
0
0
Ata bashkëpunojnë prej vitesh dhe nga puna e përbashkët kanë sjellë muzikë të shkëlqyer. Janë bashkë gjithmonë në koncerte, klipe dhe në kohën e lirë. Në ditëlindjen e Sabianit, Marseli vendosi ta urojë publikisht duke e konsideruar vëllain e tij. Nuk është hera e parë që e quan kështu, pasi edhe në një intervistë për Arian Çanin, ai tregoi se Sabiani për të është si vëlla i madh. Të rralla janë marrëdhëniet si e atyre të dyve. As vitet, lodhja dhe puna e përbashkët nuk kanë mundur t`i ndajnë.
“Me vëllain tim Sabianin. Urime ditëlindjen edhe 100 u bofsh. T`u plotësofshin gjitha dëshirat e kësaj bote”, shkroi Marseli.