
0
0
Aleksandër Gjoka me miqtë e tij Elton Deda dhe Redon Makashi ishin të ftuar te Rudina. Ata folën për recitalin e tyre, por edhe familjet. Sandri tregoi se është bërë gjysh i një mbese prej katër vitesh dhe se e gjithë familja e tij jeton në Itali. Bashkëshortja qëndron atje me fëmijët për t`i ndihmuar, kurse Sandri është midis Shqipërisë dhe Italisë. Në monitor u shfaq një foto e tij me bashkëshorten dhe artisti i dërgoi një puthje nga ekrani, duke u shprehur se Meri është ylli i tij.
Ata numërojnë shumë vite të lumtura bashkë. Kjo është Meri.
Link: https://youtu.be/ldiguTlnYsI?t=36m3s
Burimi i fotos: Tv Klan