
0
0
Kokëkashta ka qenë një nga personazhet tipik të saj e më të dashur. Aktorja e mirënjohur Bakie Baboçi, është rikthyer në media përmes një interviste për Rudinën. Ajo ka rrëfyer kohën e karrierës dhe mallin për 35 vitet në “Teatrin e Kukullave”.
Ndër të tjera Bakia ka treguar edhe për luftën me kancerin e gjirit. Aktorja tregoi se asnjëherë nuk u demoralizua. Luftoi deri në fund me sëmundjen dhe gjithë efektet e kimioterapisë. Dëshmoi një forcë të madhe, qoftë kur shpjegoi momentin e përballjes me lajmin, ashtu edhe me rënien e flokëve.
Fatmirësisht ia doli të ishte fitimtare!
Link: https://youtu.be/kCysYoEPXtA?t=16m30s
Burimi i fotos: Tv Klan