
0
0
Është lajmëruar prej disa kohësh se shumë shpejt do të vinte një projekt i ri muzikor nga Ingrit Gjoni. Tashmë është gjithçka gati dhe publikimi do të bëhet këto ditë.
Bëhet fjalë për një bashkëpunim të artistes me Gjeto Lucën, të cilin ajo e tregoi për herë të parë ekskluzivisht për “ArkivaNews”, përpara disa javësh. Nuk është hera e parë që ata bashkëpunojnë dhe është vërtetuar se projektet e tyre janë të suksesshme. Mjafton të kujtojmë “Mbretëreshë” dhe “Hajde Sonte”.
Deri në momentin që do të vijë hiti i ri, ridëgjojmë këngët e tyre më të hershme.