
0
0
Kënga e fundit nga Majki ka arritur të fitojë një popullaritet të merituar. Ngado dëgjohet “Katile”. Në çastet e para të publikimit të saj, nisur nga fakti se flitej për marrëdhënien e shkëputur me Majlindën, u mendua se bëhej fjalë për të, sikur këngën t`ia kishte dedikuar asaj.
Pak orë më parë ai ka takuar “Katilen” e vërtetë dhe ajo është vajza e klipit. Ajo është kaçurrelsja simpatike që ra në sytë e të gjithëve për simpatinë e saj dhe linjat trupore.