
0
0
Juliana Pasha nuk është shtatzënë, por fajin e kishte mëngjesi i shijshëm. Këngëtarja e njohur kishte shpërndarë dje një foto me bashkëshortin dhe mediat nisën të shkruanin se ajo ishte shtatzënë. Julit iu desh të sqaronte gjithë ngatërresën duke e mohuar këtë lajm të rremë.
Ajo ndodhej në një udhëtim me bashkëshortin dhe barku ishte pak më i rrumbullakosur për shkak të ushqimit që sapo kishte konsumuar.
Ende mediat nuk e kanë kuptuar se nëse ka lajme të mira artistët lajmërojnë vetë më parë. Sot janë të gjitha mundësitë.
Link: https://www.instagram.com/p/BVB1wINB22_/?taken-by=julianapasha&hl=en