Home ShowBiz Fëmijët e të famshmëve tani i gjeni në Instagram!
Fëmijët e të famshmëve tani i gjeni në Instagram!
0

Fëmijët e të famshmëve tani i gjeni në Instagram!

0
0

Është i vështirë showbizi, por është edhe i bukur. Zakonisht kur artistët pyeten se çfarë profesioni do t`u sugjeronin fëmijëve të tyre, ata përgjigjen se nuk do të donin artin. Lodhen dhe janë në udhëtime të shumtën e kohës, por pavarësisht kësaj dhe përgjigjes që shpesh japin, se nuk do të dëshironin që fëmijët të ndiqnin rrugën e tyre, i ekspozojnë ata.
Nuk janë të pakta rastet kur personazhet e njohur i hapin fëmijëve profile në rrjete sociale, edhe pse të vegjëlit e tyre nuk dinë ende të shkruajnë.

Xhesika për shembull, jo vetëm që ka hapur një adresë me emrin e vajzës së saj, por ajo i ka vendosur dhe prapashtesën “Official”, për të bërë diferencën mes atyre profileve që mund të jenë të rreme. Alessia ka 3500 ndjekës dhe mami i saj ka bërë shumë postime në profilin e së bijës.

2017-06-05 16_39_48-Alessia_ndoj_official (@alessia_ndoj_official) • Instagram photos and videos

Link: https://www.instagram.com/alessia_ndoj_official/

Rekordin e postimeve e mban e bukura Coco Antonel, vajza e Inis Gjonit. Në profilin e saj janë më shumë se 1000 postime. Megjithatë profili është krejt privat dhe atë e ndjekin 10 njerëz, që duhet të jenë familjarët më të afërt.

2017-06-05 16_40_41-Coco-Antonel Andoni (@cocoantonelandoni) • Instagram photos and videos

Link: https://www.instagram.com/cocoantonelandoni/

Flamurin e mban Ferndando i Çiljetës. Edhe ai ka një profil në Instagram me më shumë se 11 mijë ndjekës, megjithëse ka vetëm 35 postime. Çiljeta i thërret Don Ferndando dhe kështu ia ka hapur edhe profilin. Çili ka sqaruar për të gjithë, që në krye të faqes se profili menaxhohet nga ajo.

2017-06-05 16_41_34-Don Fernando 👑 (@don_fernando5) • Instagram photos and videos

Link: https://www.instagram.com/don_fernando5/

I fundit me një profil në Instagram është Tian, djali i Tunës. Ai sapo i është bashkuar këtij rrjeti social dhe prindërit kanë zgjedhur t`i vendosin emrin e plotë bashkë me atësinë. Është një profil i ri, por që ka 6 postime tashmë.

2017-06-05 09_23_32-TianPatrisBerisha (@tianpatrisberisha) • Instagram photos and videos

Link: https://www.instagram.com/tianpatrisberisha/