Home ShowBiz Këngëtarja është gati për foton me të dashurin dhe ish-burrin
Këngëtarja është gati për foton me të dashurin dhe ish-burrin
0

Këngëtarja është gati për foton me të dashurin dhe ish-burrin

0
0

Jennifer Lopez po përgatitet që të festojë për herë të parë Ditën e Baballarëve me të dashurin e ri, Alex Rodriguez. Ajo ka treguar në një intervistë edhe njëherë se të gjithë janë të lumtur me këtë marrëdhënie duke përfshirë këtu edhe fëmijët e saj dhe të partnerit.
Jennifer ka dy binjakë nga martesa me Marc Anthony, 9-vjeçarët Emme dhe Max, ndërkohë që Alex ka dy vajza, Natasha 12 vjeçe dhe Ella, 9. Të gjithë fëmijët kanë kaluar vazhdimisht kohë së bashku, sidomos në fundjavë.
Pas gjithë mbështetjes që merr nga i dashuri, Lopez e ka quajtur veten me fat. Ajo madje do të ishte e gatshme që për Ditën e Baballarëve të bënte një foto me ish-bashkëshortin dhe të dashurin aktual si dhe fëmijët e tyre, pasi do të dalin të gjithë bashkë.

Burimi i lajmit: http://www.eonline.com/news/860600/jennifer-lopez-talks-father-s-day-celebrations-with-alex-rodriguez-and-ex-husband-marc-anthony

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BU70jv0laIa/?taken-by=jlo