
0
0
Fansat duhet të jenë mërzitur por këto janë gjëra që ndodhin. Skivi ka lajmëruar se për shkaqe shëndetësore nuk mund të jetë i pranishëm në koncertin që do të mbahej sonte, pasi ka nevojë për pushim. Në verë është koha e virozave dhe ndaj këto ndodhin.
Ai nuk është mjaftuar me njoftimin te organizatorët, por ka zgjedhur rrjetet sociale për të njoftuar vetë ndjekësit e tij, që ndoshta kishin rezervuar për këtë mbrëmje. Do të ndiheshin më keq nëse do ta mësonin mungesën e tij në minutat e fundit.
Ndërkohë që sot do të pushojë, Skivi do të vazhdojë aktivitetet në ditët në vijim.