
Aktorët e “Portokallisë” mund të jenë më shumë se kolegë. Ditëlindja e Ajër, vajzës së Erion Isait zbuloi sekretin. Djali i Marin Orhanasit, një humorist si i ati, i shkroi një letër vajzës që festoi 1-vjetorin. I bëri një nga ato letrat që bëjnë “burrat fanatikë”.
“Urime! Po të ruaj. Edhe 100 Ajër! Ps: Mos m`u hardallis mua: shko në shtëpi herët. Maidi Orhanasi”, shkroi ai.
Të dy baballarët e pritën me humor këtë letër dhe shkëmbyen disa komente në të cilat tregonin marrëdhënien e afërt të dy fëmijëve të tyre, që në moshën në të cilën ndodhen, janë veç shokë shumë të mirë.
Link: https://www.instagram.com/p/BX1DD-_gAMu/?taken-by=erion_isai
Burimi i fotos së Erionit: https://www.instagram.com/p/BXkR0sgg22X/?taken-by=erion_isai
Burimi i fotos së Marinit: https://www.instagram.com/p/BHO0vqygUtY/?taken-by=marinorhanasi