
0
0
Barbana nuk ka ndërmend të ndalet, sepse bëhet fjalë për vëllain e saj. Po shkon gati një vit që nga aksidenti tragjik ku Ergi humbi jetën dhe nuk ka ditë që e motra të mos e kujtojë publikisht. Në zemër e mendje e ka në çdo sekond.
Bëri një tatuazh me fytyrën e tij dhe një mikrofon, sepse ëndrra iu pre në mes. Tani sapo gjeti pak rërë shkroi menjëherë emrin e tij. E vendosi edhe në zemër.
Largimi i tij shkaktoi një dhimbje te të gjithë, që vështirë të zbehet ndonjëherë.