
0
0
Ka qenë vërtetë e lodhshme kjo periudhë për Luanën. Puna në televizion e më pas koncertet intensive, e kishin bërë të hiqte dorë nga pushimet. Po vera e nxehtë nuk mund të kalojë pa bërë disa pushime të gjata e të mira. Të shkosh larg për një kohë të gjatë dhe të shfrytëzosh fundjavat për pak det, nuk është njësoj. Ditët e vërteta të relaksit për Luanën sapo nisën dhe ajo s`mund të ishte më e lumtur. Lajmin e ka dhënë nga avioni, që do të thotë se sapo është nisur, po ku e me kë?