
Rozana mungoi në dasmën e Fiori Dardhës dhe kjo shkaktoi thashethemet e para. Megjithëse të dyja vajzat treguan se mes tyre s`kishte ndodhur asgjë e keqe, ato ishin si më parë dhe se Rozi s`kishte qënë e pranishme për shkak të një koncerti. Kaq mjaftoi për të nisur thashethemet rreth një krisjeje të marrëdhënies. Foto të të dyjave apo etiketime të njëra-tjetrës në Instagram kishin munguar prej kohësh. Po Fiori Dardha e theu akullin. Ajo u rikthye në punë pak orë më parë dhe në foton me autoren e emisionit shkroi se mungonin disa nga programi, pasi ishin me pushime. Mes tyre etiketoi dhe Rozin.
Në këtë mënyrë u konfirmuan edhe prezantueset e këtij sezoni të programit investigativ “Boom”. Do jenë sërish Rozana dhe Fiori.
Link: https://www.instagram.com/p/BYDuoghhBb2/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BPF7m-RA0Pk/?taken-by=fioridardha