
0
0
Motra e madhe do kujdeset gjithmonë për të voglën. Tara kalon shumë kohë gjatë ditës me Kaian dhe ndërkohë që luan edhe kujdeset për të. Në këtë mes më e lumtura dhe e lehtësuara është Teuta. Për të nuk mund të ketë lumturi më të madhe se këto veprime të vogla të bëra me dashuri të madhe nga doçkat e vogla. Ndërkohë që mami i nxjerr foto gjatë shëtitjes, Tara kujdeset të shtyjë karrocën. Të gjithë fëmijët e vegjël kanë qejf ta bëjnë këtë, sidomos kur brenda gjendet motra apo vëllai i vet.
“Dy dritat e syve të mi”, shkroi Teuta, duke mos harruar të etiketojë Kaian. Ajo tani ka profil në Instagram.
Link: https://www.instagram.com/p/BYJko7VhDKu/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BU64yt0h-5G/?taken-by=teutakrasniqi