
0
0
Një ngjarje e pakëndshme ka ndodhur me Stinen. Këngëtari ka qenë duke ngarë makinën më shumë se shpejtësia e lejuar dhe nuk ka marrë vetëm gjobë për këtë, por edhe penalitet. Si pasojë atij i është marrë edhe patenta. Këtë ndodhi e ka ndarë në rrjete sociale me miqtë duke përshëndetur punën e policisë, por duke shprehur edhe mendimin e tij se penaliteti i është dukur i tepruar.
Gjithçka tani është fakt dhe ajo që i mbetet Stines është të lëvizë me biçikletë. Për hir të së vërtetës nuk është aspak keq, të paktën për brenda qytetit është zgjidhja më e mirë.
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BTrXEEcBjBD/?taken-by=stine_records_ed