
0
0
Në një mbrëmje aq të madhe do i shpëtonin syrit disa gjëra. Shumë të ftuar, muzikë, po ne harruam engjëllin e festës. Rejhana, e vetmja vajzë mes tre vëllezërish ishte veshur njësoj si mami. Fustani prej princeshe i Lules e kishte edhe një variant në miniaturë për të voglën e shtëpisë.
Lulja dhe Rejhana zakonisht nuk vishen njësoj, madje publikisht kjo ishte hera e parë. Ndoshta pas kësaj do të jenë më të shpeshta rastet.
Rejhana, si një nuse e vogël, shkëlqeu. Ajo qëndroi si një zonjushë e vërtetë.