
0
0
Një projekt i këndshëm është publikuar pak ditë më parë nga David. Se djemtë e rinj nuk bëjnë vetëm Hip Hop e këngë të fortësh. Ata i këndojnë edhe ndjenjës së dashurisë. Muzikën e këngës “Eja” e kompozoi Elgit Doda, kurse tekstin e shkroi Olti Curri. Me një kombinim të tillë profesionistësh çfarë mund të ishte tjetër veçse sukses?
David është në hapat e parë të karrierës dhe duket që premton shumë. Nuk do habitemi kur të mbushë sallat me koncerte dhe vajzat të çmenden pas tij.