
Brenda vaskës është pozuar shumë, vetëm edhe çift. Po ka foto dhe foto të çuditshme pastaj. Fjolla i ka realizuar të dyja llojet. Është futur në vaskë e veshur megjithë rroba dhe duke folur në telefon. Duket se ka qenë një moment humori që mund ta ketë ndarë me ndonjë nga miket e saja.
https://www.instagram.com/p/BXSkq1OAJTO/?taken-by=fjolla.morinaLink: https://www.instagram.com/p/BXSkq1OAJTO/?taken-by=fjolla.morina
Nëse vajzat bëjnë shpesh foto në vaskë me e pa rroba, nga djemtë është disi e papritur. Edhe Jul Deda u fut me rroba në të dhe e postoi në Instagram. Ai e kishte blerë të re atë ditë dhe madje e kishte ende në sallon. Siç duket kishte për qëllim të ironizonte ata që bëjnë shpesh foto në vaskë, ose atë grupin tjetër që shkrepin foto pranë gjërave të reja.
https://www.instagram.com/p/BYDQoSigvc4/?taken-by=juldedaLink: https://www.instagram.com/p/BYDQoSigvc4/?taken-by=juldeda
Burimi i fotos: © William LeMond https://www.pexels.com/photo/tiles-window-bathroom-marble-105934/