
0
0
Dafina Buzhala publikoi pak ditë më parë këngën “Sonte a je ti”. Teksti nga Fero dhe muzika nga Zzap&Chriss bënë një kombinim të mirë për produktin final që ishte kënga në fjalë.
Këngëtarja simpatike dhe zëri i saj ishin pastaj qershia mbi tortë e projektit.
Pse vetëm djemtë t`i këndojnë këngë dashurisë për vajzat? Edhe zonjushat sjellin këngë interesante, subjekti i të cilave fton djemtë për të dalë. Ja, si në këtë rast. Në pak ditë publikim, klipi i Dafinës po shkon drejt 200 mijë klikimeve.
Nëse ende nuk e keni dëgjuar, ky është momenti.