
Ata të dy do vazhdojnë ta ngacmojnë njëri-tjetrin sa herë që t`iu jepet mundësia. Këtë herë ishte Besi ai që bëri të qeshnin shumë prej ndjekësve të tij. Në një foto nga seti i dasmës, Ermali la një koment duke i shkruar: “Vdektë Olti Curri për ty”, kurse Besi ia ktheu se ende nuk e ka gjetur zarfin e dasmës që Ermali duhet t`i kishte lënë. Bëhet fjalë për atë zarfin që hidhet në dasmë në vend të një dhurate. Me siguri Ermali ka çuar diçka për çiftin e sapomartuar, në mos zarf me para, ndonjë dhuratë, vetëm se Besi ka dashur ta ngacmojë.
Link: https://www.instagram.com/p/BZNgXpoj9Bt/
Burimi i fotos së Besit: https://www.instagram.com/p/BYGuSlNDw2O/?taken-by=bes_kallaku
Burimi i fotos së Ermalit: https://www.instagram.com/p/BVAhe_FFrAS/?taken-by=ermalmamaqiofficial