
0
0
Në një epokë teknologjie kur jeta është e lidhur ngushtësisht me telefonat është normale që ata nuk do të mungojnë as në këngë.
E gjitha ajo që përshkuhet në projektin e ABI32 është në fakt ajo që realisht ndodh. Gati çdo gjë e zgjidhim me telefon. Nuk po i hyjmë atij diskutimit nëse bëjmë mirë apo keq. Theksi është diku tjetër. Te projekti interesant që ABI32 ka publikuar.
“Thirrum n`telefon” kështu e titulloi ai këngën e tij. Renditi përmes një muzike interesante të gjitha herët që atë mund ta thërrisni në telefon. Gati çdo situatë e problem mund të zgjidhet përmes tij.
Në një subjekt të tillë nuk do të mungonte as luksi në klip.