
0
0
Padiskutim ky ka qënë viti për 2Ton, pas publikimit të këngëve “Vip Zona”, “Tipi Jem”, “Bashk”, “Urime”, “Papi” mbërrin edhe klipi më i ri i titulluar “Faleminderit”.
Këtë herë 2Ton ka ardhur shumë ndryshe, klipi ka pamje nga koncertet e tij të cilat janë gjithmonë të tejmbushura, por ajo çfarë është më e rëndësishme është teksti shumë domethënës ku 2Ton falenderon të gjithë ata që i kanë ndejtur pranë gjatë gjithë karrierës së tij.
Ju japim kënaqësinë të dëgjoni “2Ton – Faleminderit”