
0
0
“U pendova…” është mesazhi i njërës prej këngëve më të dëgjuara të Albulena Ukajt, këngëtares me zë melodioz, e cila mesa duket nuk pendohet sa i takon punës së nisur me shume dëshirë dhe pasion.
Në të vërtetë ajo tashmë ka në duar një projekt të ri, të shoqëruar me një klip vërtet profesional e të veçantë, të cilin, sipas të dhënave zyrtare, do ta realizojë në Bullgari.
Kompozitori i kolonës muzikore, gjithashtu ëshë një emër i mirënjohur, por për momentin edhe atë po e lëmë që publiku ta zbulojë pas publikimit të këngës.
Suksese në punën e saj, këngëtares simpatike.
Deri në lançimin e këngës së rradhës ju japim kënaqësinë të dëgjoni “Albulena Ukaj – UP”