
Që pas ndarjes nga këngëtarja Anxhelina Hadërgjonaj nuk dihet shumë për jetën private të tij.
Fatmir Hysenbelliu, djali i biznesmenit, Irfan Hysenbelliu është një nga meshkujt shqiptarë më të kometuar në media.
Së fundmi Fatmiri ka udhëtuar drejt SHBA-së. Por siç duket ky udhëtim ka zbuluar detaje të reja për djalin e biznesmenit. Dhe ‘ngërçi” qëndron pasi, Fatmiri ka publikuar disa foto nga vendet ku është duke vizituar në Shtetet e Bashkuara, por pikërisht në ato vende ka publikuar foto edhe modelja e njohur Megi Ndokaj.
Fotot thuajse janë të njëjta dhe në media po qarkullon lajmi se mos ndoshta dyshja janë së bashku në SHBA dhe mund të jenë kështu çifti më i ri i showbizz-it.
Link: https://www.instagram.com/fatmirhysenbelliu/
Link: https://www.instagram.com/megindokaj/