Home ShowBiz “Ka apo nuk ka” një njeri në jetën e saj? Flet më në fund Jonida Vokshi
“Ka apo nuk ka” një njeri në jetën e saj? Flet më në fund Jonida Vokshi
0

“Ka apo nuk ka” një njeri në jetën e saj? Flet më në fund Jonida Vokshi

0
0

Atë e shohim shumë të angazhuar si në skenën e teatrit ashtu edhe në moderimin e emisionit të saj në DigitAlb “#Thurje”. Jonida Vokshi është një ndër aktoret dhe moderatoret më të bukura shqiptare dhe shumë e pëlqyer nga publiku.  Ajo është ngacmuar shpesh herë rreth jetës së saj private dhe para disa muajsh është përfolur se është në një lidhje me reperin e njohur Capital T, por asnjëri prej tyre se ka pranuar një gjë të tillë.

Jonida ishte e ftuar në emisionin “Rudina” të moderatores, Rudina Magjistari, ku ka folur rreth jetës profesionale dhe jo vetëm.

Moderatorja Magjistari e ka “ngacmuar” Jonidën rreth jetës private dhe si gjithnjë ajo është treguar mjaft e rezervuar, por duke lënë të kuptohet se është dikush në jetën e saj.

“Ka apo nuk ka, nuk kam ende diçka për të ndarë me publikun,”-u shpreh Vokshi gjatë intervistës.

Link: https://www.youtube.com/watch?v=IU9O-6rxr8c

Burimi i fotos: © Tv Klan