
0
0
E xhiruar paraprakisht, finalja e shumëpërfolur e “Dance with me” do të transmetohet ditën e hënë në Tv Klan. Eshtë spekulluar shumë se kush mund të jenë fituesit e kësaj nate finale.
Ish-konkurrentja e “Dance with Me”, Linda Rei postoi në “Instagram”, një foto ku zbuloi se fituesit ishin Xhensila Pere dhe Trim Jetullahu.
Përveç kësaj, kush do të jenë surprizat e mbrëmjes? Regjisorja Vera Grabocka ka zbuluar nëpërmjet një videoje promo se të ftuarit specialë të “Dance with Me” do të jenë moderatori Ermal Mamaqi, ish-kryeministri Sali Berisha dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
https://www.instagram.com/p/BdCcZAcD2Vy/?taken-by=veragrabocka
Link: https://www.instagram.com/p/BdCcZAcD2Vy/?taken-by=veragrabocka