
Prej një sezoni Fifi nuk është më pjesë e programit të Ermalit, në të cilin ajo performonte cdo të shtunë. Aktualisht ajo është pjesë e “Shiko kush Luan” programi konkurrent i emisionit të Mamaqit në televizionin Top Channel. Prej kohësh thuhej se Ermali thumbonte shpesh në emision të larguarit nga programi i tij por duket se me Fifin vijon të ketë një marrëdhënie të mirë.
Këtë e ka treguar vetë Fifi e cila ka publikuar disa foto ku shfaqet krah Ermalit. Këngëtarja tregon se edhe pse tashmë punojnë në televizione konkurrente vazhdojnë të jenë miq të mirë.
“Prapë se prapë jemi dosta”,- shkruan këngëtarja.
https://www.instagram.com/p/BdOcwvrhUeY/?taken-by=fifi.official
Link: https://www.instagram.com/p/BdOcwvrhUeY/?taken-by=fifi.official
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BcdZXRgB3RZ/?taken-by=fifi.official