
0
0
Ervin Gonxhi është një violinist vërtet virtuoz dhe i apasionuar. Prej disa kohësh ai është tërhequr nga publikimet, por jo nga puna artistike.
Teksa e bën violinën herë të flasi, herë të këndojë e herë të qajë, Ervinin e shoqërojnë në orkestrim miqtë e tij të talentuar Edlir Begolli, Vani Rushiti dhe Besmir Shani.
Orkestralet e tyre të ndjera, janë kryesisht covera të këngëve dhe baladave të njohura nga repertori i disa artistëve të mirnjohur grek.
Mjeshtri i violinës, shumë shpejt do vij me disa projekte të reja artistike, mbi të cilat ende po punon.
Foto: ©Arkiva News
Link: https://www.youtube.com/watch?v=uIvKHOnPlbI
Burimi i fotos kryesore: ©Arkiva News