
0
0
Tinguj aksioni dhe ankthi nisin klipin e ri tw Wothi, me titull “Të prapt”, sirena policie në sfond, dhe një portret i Pablo Escobar.
Vjen i qartë mesazhi për ata që supozojnë se e kanë monopolizuar suksesin dhe shiten si “gangsta”, “Rrëzoheni duke e ndjek’ famën jo me vrap”.
Ata duan hapsirë në treg dhe janë gati me rimat e tyre “t’u kthejnë respektin” të gjithë atyre që supozohen si të pakapshëm.
Jeta e rrugës, makinat luksoze dhe koret me zë bas të refreneve hip-hop, shoqërojnë ritmet bombastike dhe tregojnë se nga rruga po vijnë për në skenë personazhe të rinj me energji pafund.
Video&Foto: https://www.youtube.com/watch?v=OeG-eEVBj5U