Prej vitesh drejtuese e Victoria-s Secret, ish Spice Girl e më pas ikonë mode në SHBA bashkshortja e futbollistit David Beckham, Victoria ka marrë shumë kritika. Modelet që ajo zgjedh që janë më të dobëta se normalja dhe kjo ka krijuar shumë polemika. Të krijosh një industri perfeksioni, që për botën reale duket si një iluzion.
Megjithatë 43-vjeçarja i ka hedhur pas krahëve kritikat që i janë bërë. Jo vetëm kaq, por ajo ka realizuar një set fotografik për Vogue, ku është zhveshur dhe tregon linjat perfekte.
Beckam shfaqet me një “body” ngjyrë nud, dhe sipas saj e gjithë kjo është në emër të dashurisë për artin.
Në një foto tjetër ajo ka veshur një fustan të kuq, mjaft provokues ku ka treguar “asetet” e saj.
Kohët e fundit janë shtuar thashethemet se Victoria nuk po përjeton më të njëjtin sukses me modën si dikur, ndërsa u përfol edhe për krisje të marrëdhënies së saj me David, me të cilin ka katër fëmijë.Në një përshkrim të fotos, Victoria shkruan:
Jam rritur para syve të publikut që kur isha 19 vjeç, ditët kur mërzitesha për atë që flisnin njerëzit kanë mbetur shumë pas.”
Me këtë 43-vjeçarja u ka mbyllur gojën të gjithëve duke u treguar se nuk i bëhet më vonë se ç’thonë ata.
Burimi i lajmit&fotove: http://www.dailymail.co.uk/tvshowbiz/article-5275093/Victoria-Beckham-appears-NAKED-nude-Vogue-Spain.html