
0
0
Gjatë karrierës së saj, Tunën e kemi parë shpesh të bëjë ndryshime në pamje, qoftë duke ndryshuar ngjyrën e flokëve, qoftë duke ndryshuar modelin. Por ndryshimi që ka bërë së fundmi i ka lënë të gjithë pa fjalë.
Tuna ka publikuar sot një foto nga pushimet që po kalon në SHBA dhe në njërën prej tyre tregon pamjen e re: gërsheta të gjata dhe një ngjyrë e re flokësh.
Me këtë ndryshim fansat e kanë pasur të vështirë ta njohin këngëtaren që me shikim të parë ndërsa kjo është hera e parë që Tuna shfaqet me një stil të tillë flokësh.
Kujtojmë që sot këngëtarja u takua në New York pas shumë vitesh me Dafina Zeqirin teksa kjo e fundit ishte e para që zbuloi ndryshimin e Tunës në pamje duke postuar këtë foto.