Home ShowBiz “Shko” balada e re nga Sinan Vllasaliu do iu emocionojë vërtetë
“Shko” balada e re nga Sinan Vllasaliu do iu emocionojë vërtetë
0

“Shko” balada e re nga Sinan Vllasaliu do iu emocionojë vërtetë

0
0

Pas trokut të hapave të një femre të bukur, rend tingulli i shtruar i vjolinës dhe kitarës që shprehin pa asnjë fjalë historinë që këngëtari sakaq e sjell me vargjet e këngës.
“Sëmundja dhe dashnia, dhimbje kanë të dyja, ndoshta prej sëmundjes shërim ke për të gjet’ dhimbjet e dashnisë nuk pushojnë për jetë”

“Shko” është balada e re e një ndër këngëtarëve më të dashur për publikun, Sinan Vllasaliut. Ai ka marrë kitarën në duart e tij dhe teksa shkund telat dhe ndërron akordet flet për një dashuri me të cilën nuk e nderoi Zoti.

Kështu që “Shko” është e vetmja fjalë që të vjen natyrshëm të thuash, për një zemër që nuk t’i shkëmben ndjenjat, por vijon ecën e shkon, derisa trokëllima e takave të saj s’dëgjohet më.

“Shko” nga Sinan Vllasaliu do iu emocionojë vërtetë e shumkujt do t’i kujtojë dashurinë e humbur.

Video&Foto: https://www.youtube.com/watch?v=gyCYS_SDqYM