Tashmë kur në modë janë gjërat luksoze “Gucci”, këngëtarët tanë janë shumë të dhënë pas tyre, madje nuk hezitojnë që të blejnë edhe gjërat më të shtrenjta të kësaj firme. Por ka edhe nga ata njerëz që nuk iu intereson një gjë e tillë. Këngëtarja e njohur Leonora Jakupi nuk e vret shumë mendjen për jetën luksoze.
Madje ajo ka jetuar gjithmonë me thjeshtësinë dhe bukurinë që e ka përcjellur gjithë këto vite. Në një foto në instastory Leonora ka treguar “shapkat” e saj.
Dhe si me ironi ka shkruar “jo Gucci, po 7 euro”, një gjë me të cilën ironizon të gjithë ata që kohëve të fundit po veprojnë si të çmendur pas kësaj firme. Me këtë ajo tregon se vazhdon ta jetojë një jetë të thjeshtë dhe të lumtur.
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BcpBUIYnSxu/?taken-by=leonorajakupi