Një rastësi e ëmbël, e cila solli më vonë disa takime dhe pas tyre, lidhjen e dashurisë, disa muaj më pas fejesën dhe pas saj edhe martesën. Të ftuar te “Rudina” ata iu rikthyen takimit të parë të tyre.
Sinan Hoxha dhe Andrra tashmë janë prindër të një djali. E megjithatë pyetjes se si ka qenë takimi i tyre i parë dhe se si lindi dashuria e tyre nuk mund që ti shpëtojnë.
Andrra jetonte me prindërit në Gjermani, nuk e kishte as idenë më të vogël kush ishte Sinani, nuk i njihte thuajse fare këngët e tij dhe as e kishte ndjekur ndonjëherë në koncerte.
Ndërsa i rikthehet romancës së disa viteve më parë, Sinanit i vjen për të qeshur kur kujton copëza situatash nga takimet e tyre të para. Më shumë se me gjithçka, ai akoma bën çudi më drojën e Andrrës dhe brishtinë e një vajze të rritur në Gjermani.
Megjithatë, atë që ai nuk do ta harrojë asnjëherë dhe ajo për të cilën do të jetë gjithmonë i sinqertë është mendimi i parë sapo e pa Andrrën: “Doni të jem i sinqertë deri në fund? Ndoshta do të duket demode, por sapo e pashë për herë të parë, mendova: ‘O Zot, sikur të ishte gruaja ime kjo…’. Këtë mendova. E them demode, sepse njerëzit nuk besojnë, në përgjithësi, në dashuri me shikim të parë”, – tha Sinani.
Eshtë gjithnjë kënaqësi të dëgjosh histori të tilla, që duhet të jenë shembuj. Sikur të ishin të gjithë kaq fatlum!
Link: https://youtu.be/CpGVvuqz6nc?t=303
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/Be_abV4lHeX/?taken-by=rudinamagjistari